Janë bërë gjashtë muaj nga ndarja e parakoshme nga jeta e gazetarës së Fax News, Adelajda Xhamani.
Më 29 tetor të vitit 2017 ajo u nda nga jeta, vdekja e së cilës tronditi të gjithë opinionin publik, miqtë, kolegët e artistët të cilën e kanë njohur atë gjatë punës së saj prej vitesh në gazetari e sidomos në shtypin rozë.
Përveç se njihej si një nga ish-banoret e reality-showt “Big Brother Albania”, Adela ka qenë për shumë vite pjesë e televizionit dhe së fundmi ishte bërë pjesë e televizionit Fax News. Adela ka lindur në qytetin e Kavajës, ndërsa në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet.
Në “Big Brother Albania 2” ajo ishte një ndër figurat më të pëlqyera nga publiku në atë kohë, pasi theu tabutë shqiptare.
(M.Q/Faxweb)