FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Sot hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED, PD dhe LSI kundër

Ashtu siç edhe ishte planifikuar ditën e sotme do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Hedhja e shortit do të bëhet në drejtimin e nënkryetares së Kuvendit, Vasilika Hysi, pasi Kryetari Gramoz Ruçi ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA dhe kjo detyrë i kaloi deputetes së PS-së. 

Duhet të theksojmë që vetëm një ditë më parë  kanë dalë kundër këtij shorti  PD-ja dhe LSI-ja, të cilat e kanë konsideruar si antikushtetues dhe se të drejtën e hedhjes së tij e ka  Presidenti i Republikës.

NJOFTIMI I KUVENDIT:

Në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në datë 7 dhjetor 2017 ora 10:00, do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Hedhja e shortit do të zhvillohet në drejtimin e Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Vasilika Hysi në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Shorti është i hapur dhe zhvillohet në prani të:

-përfaqësuesve të dërguar nga Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë

-përfaqësuesve të grupeve parlamentare

-përfaqësuesve të përfaqësive të huaja diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë dhe organizatave partnere ndërkombëtare

-medias

Ftohet media të ndjek dhe të pasqyroj këtë veprimtari. Aktiviteti do të zhvillohet ne regji qendrore nga TVSH.

Më poshtë lista e kandidatëve nga institucionet përkatëse:

Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Larte

Keshilli i Larte i Drejtesise

Prokuroria e Pergjithshme

(J.V/Faxweb)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *