Njësia Anti-Eksploziv e Repartit elitë Renea në bashkëpunim me Gardën e Republikës po kryejnë kontrolle të imtësishme brenda perimetrit të ngushtë të sigurisë.
Samiti mes liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë ditën e sotme (6 Dhjetor) do të mbahet në ambientet e hotelit të hapur në kullën e stadiumit “Air Albania”.
Një pjesë e liderëve të BE që do të marrin pjesë në samit do të mbërrijnë që sonte në darkë në Tiranë, të tillë si Kryeministri i Hungarisë, i Portugalisë, i Kroacisë, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, Eurokomisioneri për Zgjerim, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani etj.
Në këtë samit do të flitet për shumë çështje mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ndër të cilat lufta e Rusisë në Ukrainë dhe emigrimi i qytetarëve nga rajoni Ballkanit drejt BE-së dhe Britanisë së Madhe.
Discussion about this post