Nga sot e ne vijim nuk do të kemi më mbledhje të Kuvendit. Legjislatura e VIII-të mbyll sot punimet duke shpërndarë parlamentin aktual në përgatitje për zgjedhet e qershorit nga ku do dalin 140 deputetët e rinj.
Rendi i ditës i seancës së sotme parashikon mes të tjerash miratimin e projektvendimit për “Për mbylljen e Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit”, ndërsa në rend dite janë për diskutim dhe disa pr/ligje, si ai “Për peshkimin”, “Për zonat e mbrojtura”, ratifikimi i dy marrëveshjeve me palën gjermane për projekte në infrastrukturë, etj.
Kjo do të jetë dhe seanca e fundit e Ilir Metës nën drejtimin e Kuvendit, pasi nga korriku ai do të zhvendoset drejt Presidencës.
Nga ana tjetër opozita vijon me protestat e saj duke bojkotuar Parlamentin dhe duke refuzuar që të jetë pjesë e zgjedhjeve fasadë të Qershorit, siç vetë ajo i quan. (E.K/SHUPLAKA)