Ambasada amerikane në Tiranë përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka shpjeguar funksionimin e SPAK, Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar.
Sipas Ambasadës së SHBA, SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë.
Mesazhi i Ambasadës së SHBA
Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK.
Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit.