Në seancën e kësaj të hënë në GJKKO është zhvilluar procesi ku SPAK kërkon tw sekuestrojë 5 apartamente të cilat janë në llogari të ish-shefit të operacionales, Oltion Bistri.
Heqja e këtyre aseteve është kërkuar nga kompania “Arlis Ndertim” me pronar Armand Lilo i cili rezulton të jetë kunati i Fatmir Xhafaj. Ky e fundit kërkon rimarrjen e pronave me argumentin se kontrata e blerjes me Bistrin ka qenë prishur përpara se ai të arrestohet.
“Arlis Ndërtim” pretendon se Bistri kishte porositur 5 apartamente në ndërtim, madje kishte bërë edhe pagesën, por që pas disa kohësh pretendoi përfaqësuesi ligjor i kompanisë, kërkoi prishjen e kontratës pasi nuk donte ti blinte apartamentet dhe kontrata ishte zgjidhur.
Gjyqatrja e çështjes, Irena Gjoka ka shtyrë seancën me qëllim për t’i lënë kohë palës kërkuese të paraqës disa vërtetime. Data 09.10.2024 është caktuar për zhvillimin e procesit të radhës. SPAK ra në gjurmët e këtyre 5 aparatamenteve të ndërtuara nga “Arlis Ndërtim” gjatë verifikimeve të pasurisë së Oltion Bistrit . SPAK njoftoi se ka indicie dhe dyshime se pasuritë janë vënë në emër të tij dhe të familjarëve me burime të paligjshme.