Kryebashkiaku socialist i Devollit, Eduard Duro u paraqit sot në SPAK, ku i është komunikuar përfundimi i hetimeve. Pasi doli nga SPAK, Duro tha se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë.
Duro u mor i pandehur nga SPAK, pasi akuzohet se ka licencuar një pikë karburanti në Bilisht që ishte ndërtim pa leje.
Ndaj tij rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
Më herët, Duro e ka mohuar akuzën duke thënë se ka firmosur autorizimin e ligjshëm të Tatim-Taksave për shitjen e subjektit.