Nga 148 pasuri të sekuestruar nga OFL përgjatë kohëve të fundit, 48 janë kinsideruar në shkelje të Aktit Normativ nga ana e SPAK dhe bëhet fjalë për 15 të paluajtshme dhe 33 automjete, sekuestro në kushtet e emergjencës, apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit, ndërkohë që në këto kushte, është vendosur kthimi i materialeve.
SPAK njofton se nga OFL është kërkuar vlerësim sekuestroje për 148 pasuri. Nga 148 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 99 pasuri janë automjete dhe 49 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).
“Janë vlerësuar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 72 pasuri. Nga të cilat 15 pasuri të paluajtshme dhe 57 raste automjete”, njofton SPAK.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, (SPAK), ka dhënë njoftim për mediat lidhur me ecurinë e operacionit OFL, që është ndërmarrë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit më datë 7 Mars të këtij viti. Për 29 pasuri që ishion vendosur nën sekuestro nga Policia e Shtetit në kushtet e emergjencës, SPAK deklaron se kjo është bërë në shkelje të aktit normativ, që është prodhuar nga vetë qeveia shqiptare.
Njoftimi i plotë: Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 31.05.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 80 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 148 pasuri. Nga 148 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 99 pasuri janë automjete dhe 49 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).
Gjithashtu në një rast është dërguar për vlerësim masa e bllokimit të pasaportës e vendosur në kushte emergjente për një shtetase. Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe ka dhënë zgjidhje ligjore për të gjitha kërkesat e paraqitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si më poshtë :
Janë vlerësuar të ligjshme sekuestrot e bëra nga Policia e Shtetit dhe është kërkuar vendosja e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 72 pasuri. Nga të cilat 15 pasuri të paluajtshme dhe 57 raste automjete.
Është vlerësuar se për 48 pasuri, nga të cilat 15 të paluajtshme dhe 33 automjete, sekuestro në kushtet e emergjencës, apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.
Brenda afatit ligjor vazhdon shqyrtimi i kërkesavë te Policisë së Shtetit për vendosje sekuestro për 28 pasuri, nga të cilat 19 të paluajtshme dhe 9 automjete. Në lidhje me rastin e bllokimit të pasaportës është vendosur kthimi i saj, pasi bllokimi ishte bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020
Aktualisht prokurorët e Prokurorisë së Posaçme, për rastet që gjykata ka vendosur sekuestro të pasurive janë duke pregatitur kërkesat për konfiskim për t’i paraqitur në Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./ Tiranë, më 04.06.2020
(F.GJ/FAXWEB.AL)