Trajneri i kombëtares italiane Luciano Spalleti ka folur pas kualifikimit të Italisë në Euro 2024. Azzurët barazuan me Ukrainën 0-0 në një ndeshje që pati shumë polemika. Ukrainasit pretenduan për një penallti të padhënë. Por për Spalletin, Italia e meritoi kualifikimin dhe nuk vodhi asgjë.
“Nuk kemi vjedhur asgjë, e meritonim kualifikimin në Kampionatin Evropian”, thotë Spalleti.
Sakaq për episodin mes Cristantes dhe Mudryk, kur Ukraina pretendoi për një kontakt në zonë e cila mund të ishte penallti, Spalleti nuk ndjehet mirë kur ka njerëz që e përdorin si argument kundër performancës së Italisë. Ky episod sipas tij nuk e eklipson paraqitjen e të kaltërve.
“Nuk është e drejtë që këtë episod e veçojnë pa parë pjesën tjetër të performancës së ekipit. Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte dhe ai episod mund të jetë i dyshimtë, por sigurisht jo aq i qartë, siç duan ta thonë shumë njerëz. Më vjen keq”, përfundoi Spalleti.
Discussion about this post