Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi të hënën se Spanja do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 23 korrik. Ky vendim erdhi pasi partia që Sanchez drejton, Partia Socialiste (PSOE) pësoi humbje të konsiderueshme në zgjedhjet lokale dhe rajonale.
Më parë, Sanchez kishte këmbëngulur se do të përfundonte mandatin e tij të plotë katërvjeçar së bashku me partnerin e koalicionit të qeverisë së majtë, Partinë “Së Bashku Mundemi”, me pritshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor.
Megjithatë, rezultati i votimeve të fundit lokale dhe rajonale i ndryshoi me shpejtësi planet e tij.
“Unë e kam marrë këtë vendim bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të djeshme”, deklaroi Sanchez të hënën nga pallati presidencial Moncloa.
Sfidat me të cilat përballet Sanchez dhe partia e tij PSOE përkojnë me marrjen e ardhshme të presidencës së rradhës të Bashkimit Evropian nga Spanja më 1 korrik.
Sanchez përmendi gjithashtu se ai kishte diskutuar çështjen me Mbretin Felipe VI dhe synonte të thërriste një mbledhje të posaçme të kabinetit më vonë atë të hënën për të shpërndarë parlamentin.
Data e vendosur për zgjedhjet e parakohshme vjen në mes të periudhës së pushimeve verore të Spanjës, me shumë njerëz që ka të ngjarë të jenë larg zonave të tyre të votimit.
Zgjedhjet e fundit lokale dhe rajonale në Spanjë sollën një ndryshim të rëndësishëm për vendin, duke vendosur Partinë Popullore (PP) konservatore të opozitës si forcën kryesore politike të vendit.
“Ky rezultat është befasues”, vuri në dukje Ignacio Jurado, një studious i shkencave poliike nga Universiteti Carlos III i Madridit.
“Sanchez po përpiqet të kundërshtojë ngjitjen e shpejtë të PP sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.
Në zgjedhjet komunale, e djathta PP siguroi 31.5% të votave, duke kaluar Partinë Socialiste të Punëtorëve Spanjoll (PSOE) me 28.2% të votave.
Edhe pse PSOE pësoi një rënie prej 1.2% krahasuar me vitin 2019, PP dëshmoi një rritje mbresëlënëse prej afro nëntë pikësh. Kjo rritje u ndihmua nga rënia e partisë së qendrës Qytetarët.
Sipas Sanchez, edhe pse këto të fundit ishin zgjedhje lokale, ato pasqyruan një prirje më të gjerë në votime, duke dërguar një mesazh domethënës.
“Unë e pranoj plotësisht përgjegjësinë për këto rezultate dhe besoj se është e nevojshme të përgjigjemi dhe të kërkojmë mandatin demokratik të popullit”, tha ai.

Performanca zhgënjyese e koalicionit qeverisës u interpretua menjëherë si një reflektim i rënies së besueshmërisë publike ndaj tij.
“Sánchez po reagon ndaj një tronditjeje me një tjetër tronditje”, tha ekspertja politike spanjolle Sandra Leon.
Ajo vuri në dukje se njoftimi do të detyronte partitë e majta të rigrupohen me shpejtësi.
Edhe pse kjo qeveri e koalicionit e ka udhëhequr me sukses Spanjën gjatë pandemisë së COVID-19, ka arritur rritje të shpejtë ekonomike brenda BE-së dhe ka zbatuar legjislacion inovativ, duket se diçka i ka munguar.
Sanchez ka mbajtur detyrën që nga viti 2018, kur ai inicioi dhe fitoi një votë mosbesimi ndaj ish-kryeministrit të Partisë Popullore, Mariano Rajoy. Ai më pas udhëhoqi socialistët drejt fitores në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2019. REL