Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se sa më shpejt të dorëhiqet Edi Rama është më mirë për të dhe për partinë e tij, pasi Rama nuk mund të lejohet të drejtojë reformën në drejtësi.
i ftuar në emisionin 360grade të Artur Zhejit në Oranews, Ngjela tha se Ramën nuk do ta lejojnë që të drejtojë reformën në drejtësi ata që e kanë në dorë këtë reformë
“Unë konstatoj se ai sa më shpejt të tërhiqetë është më mirë, e para e punës nuk mund të lejohet që ai ta drejtojë reformën në drejtësi, për shumë arsye, për të dy arsyet edhe nëse është një kundërshtarë i rreptë dhe pa sens i opozitës, edhe në rast se ka bashkëpunim me të nuk do të lejohet. Ato që do ta kenë në dorë reformën nuk do ta lejojnë. Sa më shpejt që të japë dorëheqjen krijon mundësi të mos shkojë drejt krizës morale ai dhe partia e tij”, tha Ngjela. (B.H/Faxweb)