01:28 | 22/06/2025

Spiropali në Konferencën e 19 të kryeparlamentarëve të Nismës Adriatiko-Joniane në Janinë: Shqipëria, vlerë e shtuar për një Europë të re, më të madhe, më të fortë, më të sigurt

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mbajti sot një fjalë në Konferencën e 13-të të kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, e cila u zhvillua në Janinë, në kudrin e Presidencës greke të kësaj Nisme.
Në fjalën e saj në Sesionin “Perspektiva Europiane dhe rrugëtimi i Ballkanit Perëndimor”, Spiropali nënvizoi se “Sfidat me të cilat përballet sot Bashikimi Europian  kërkojnë një Europë më të madhe, më të fortë, më të sigurt, më solidare, kërkojnë një Europë të re në një botë re, e cila po ndryshon dramatikisht.

Zgjerimi, më tepër se asnjëherë më parë, nuk përbën më një barrë, por një zgjidhje dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk përbëjnë më një problem të shtuar, por një vlerë të shtuar për Bashkimin Europian.

Zhvillimi i Samitit të Gjashtë të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, i pari Samit që mbahet në një vend të Ballkanit Perëndimor dhe në një shtet anëtar të Nismës Adriatiko-Joniane, rikonfirmoi rëndësinë e rajonit dhe angazhimin e Shqipërisë ndaj projekteve tona të përbashkëta.
Në 11 maj Shqipëria zhvilloi zgjedhjet parlamentare, të cilat rikonfirmuan shumicën qeverisëse, me një rezultat më të qartë dhe më solid se katër vjet më parë.
Por më i rëndësishëm se rezultati është fakti që shumica qeverisëse u rikonfirmua për shkak të planit të qartë për objektivin strategjik kombëtar: anëtarësimin në Bashkimin Europian brenda vitit 2030 dhe përfundimin e procesit të negociatave teknike brenda vitit 2027.
Tashmë ky objektiv është shndërruar në një plan të dakortësuar me institucionet europiane, Parlamentin Europian, Komisionin Europian, si edhe ka fituar mbështetjen e vendeve anëtare. Këtë mbështetje e bëri të qartë edhe Presidenti i Francës, Macron,   Kryeministrja e Italisë, Meloni, dhe udhëheqës të shteteve anëtare të Bashkimit Europian gjatë Samitit të Gjashtë të Komunitetit Politik Europian.

Mbajtja e këtij Samiti, historik për Shqipérinë dhe rajonin né Tiranë, rikonfirmoi vizionin tonë për bashkimin me BE-në, si vendi kandidat që ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt këtij qëllimi.

Shqipëria ka vetëm një Plan A drejt destinacionit të saj të ardhshëm dhe ky është Bashkimi Europian.

Anëtarësimi në BE gëzon një mbështetje të fuqishme popullore. Sondazhet tregojnë që 95 përqind e popullsisë mbështet anëtarësimin. Kjo e bën Shqipërinë vendin më pro BE-së në Europë.

Anëtarësimi në Bashkimin Europian ka një mbështetje të plotë dhe konsensuale në Kuvendin e Shqipërisë.

Para
 



Të Fundit