02:58 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

11:15 | 23/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

Përmes Programit Kombëtar të Strehimit Social, qeveria shqiptare po ofron zgjidhje të përballueshme dhe cilësore për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë blerjen e një shtëpie me çmimet e tregut.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga transformimi që ka sjellë ky program, në rehabilitimin e shtëpive të disa bashki të vendit.

Gonxhja tha se “si asnjëherë më parë, 1253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Nga kjo mbështetje përfitojnë pensionistët e vetmuar; familjet me ndihmë ekonomike; familjet me një prind; familjet pa të ardhura”.

Sipas tij, me një vlerë financimi prej rreth 1 miliard lekë nga buxheti i shtetit, ky projekt do të adresojë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 1253 familje në nevojë në të gjithë vendin.

“Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. Një hap konkret drejt kushteve më të denja jetese për familjet në nevojë, përmirësim banesash, infrastrukturë rurale dhe akses më i mirë në shërbime jetike”, u shpreh ministri.

Investimet në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social 2025-2026, përfshinë bashkitë në të gjithë vendin.

Projekti përfshin investime në:

Banesa sociale nëpërmjet adaptimit të objekteve ekzistuese ose ndërtimit të ri;

Përmirësim i banesave për komunitete të pafavorizuara;

Përmirësim i infrastrukturës veçanërisht në zona informale;

Streha të përkohshme – përmes blerjes, montimit ose adaptimit të objekteve ekzistuese.

Pas

Franca propozon borxh të përbashkët për të forcuar rolin ndërkombëtar të euros

Para

Samiti i NATO-s në Hagë fokusohet te rritja e shpenzimeve për mbrojtjen

Para
Samiti i NATO-s në Hagë fokusohet te rritja e shpenzimeve për mbrojtjen

Samiti i NATO-s në Hagë fokusohet te rritja e shpenzimeve për mbrojtjen

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.