Bota po përballet me një tjetër sfidë pas asaj pándemike, fjala është për gjetjen e një vaksíne kundër Còvid-19.
Në vendet më të zhvilluara po bëhen studime për gjetjen e një vaksine por akoma diçka konkrete edhe pse nga Amerika vijnë shpesh lajme të mira në lidhje me këto studime.
Vaksína e një kompanie amerikane prodhon antitrupa dhe i bën njerëzit imun ndaj vírusit, raporton Kurier.
Kjo nuk është vetëm vaksina e parë kundër Còvid 19 që është testuar te njerëzit, por gjithashtu është edhe vaksína e parë që ka pasur një reagim pozitiv duke bërë që të mbrojë kundër ínfeksionit nga vírusi. Ky është rezultati më i mirë për të cilin kompania farmaceutike amerikane “Moderna” në Cambridge Massachusetts ka njoftuar të hënën.
Për momentin kjo vaksinë është provuar në tetë pacientë. Të gjithë këta kanë treguar se prodhojnë antitrupa kundër vírusit – dhe këto antítrupa që u morën më pas prej tyre, mund të parandalojnë vírusin që të shumohet në qelizat e njerëzve: qëllimi që duhet të arrijë një vaksínë efektive.
Kompania se njoftoi se tani e tutje testimet do të vazhdojnë me një “ritëm të përshpejtuar”.Brenda ditëve të ardhshme, testet do të bëhen te mbi 600 persona, derisa testet ku përfshihen shifra më të mëdha të njerëzve do të vazhdojnë në korrik.
Nëse testet e suksesshme vazhdojnë siç është planifikuar, nga kompania Moderna besojnë se një vaksinë e gatshme për përdorim mund të pritet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.