Një sulm me Molotov është shënuar në kryeqytetin grek, në orët e para të së dielës. Disa të rinj që mendohet se u përkasin formacioneve anarkiste kanë hedhur bomba Molotov në drejtim të patrullës së policisë në sheshin “Omonia”.
Ata sulmuan skuadrën e policëve, që bënin shërbim në ruajtje të Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë.
Dy të rinj janë ndaluar nga policia, një ndër ta shqiptar dhe një grek, që pritet të dalin përpara prokurorit. Deri tani nuk ka raportime për të lënduar. (XH.A/SHUPLAKA)