Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale për sulmin e armatosur ndaj policëve të Kosovës në Liposaviq. Për Berishën ky është një sulm terrorist i iniciuar nga Beogradi.
Banda serbe i janë afruar dy zyrtarëve të policisë së Kosovës duke vrarë njërin dhe duke plagosur tjetrin.
Berisha shpresh ngushëllimet e tij familjes së rreshterit të vrarë në krye të detyrës.
Nga ana tjetër ka dënuar këtë akt të shëmtuar kriminal të sponsorizuar nga ultranacionalistët në pushtet në Serbi.
Postimi:
Sulm terrorist në Liposaviq ndaj policisë së Kosovës. Bie në krye të detyrës një polic dhe plagoset një tjetër.
Të dashur miq,
banda kriminale serbe në Liposaviq kanë ekzekutuar me atentat një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër. Duke u përulur me nderim të thellë para sakrificës sublime të policit që ra në krye të detyrës dhe shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të tij, uroj shërim të shpejt të policit të plagosur dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal, të frymëzuar dhe sponsorizuar nga ultranacionalistë në pushtet të Beogradit. Uroj që autorët e këtij akti të përballen me ligjin me të gjithë forcën e tij. sb