Një oficer i policisë u qëllua me armë gjatë kohës që ishte në detyrë jashtë stacionit Ilford në Londër nga një sulm i papritur i ardhur nga një person i paidentifikuar, ndërkohë që një burrë u godit me forcë në Shoreditch, në një nga lagjet më të njohura të shumë pranë qendrës së Londrës dhe një tjetër grua u godit me thikë me pasojë vdekjen në Merseyside në një natë tjetër të dhunës në të gjithë vendin.
Duket sikur ngjarjet kriminale nuk po i ndahen Britanisë ditët e fundit ku skemat e krimit paraqiten nga më të ndryshmet.
Sipas deklaratës së Policisë Britaike, zyrtari i policisë së transportit ishte në detyrë jashtë stacionit hekurudhor Ilford në Lindje të Londrës, kur ai u sulmua nga një njeri me thikë. Ai u dërgua në spital nga ambulanca pas sulmit tronditës të premten në mbrëmje dhe tani po shërohet nga plagët e tij në shtëpi, ndërsa një i dyshuar është arrestuar.
Ndërkohë që dje herët në mëngjes, një burrë u godit me forcë në një nga zonat më të njohura të kryeqytetit.
Viktima ishte e moshës 20 vjeçare dhe u gjet nga kalimtarët i plagosur nga goditjet që kishte marrë në Kingsland Road, Shoreditch rrerth orës 6:30.
Ai u dërgua në spital, por vdiq më vonë, duke çuar në atë që mendohet të jetë hetimi i vrasjes 123 që kanë ndodhur në Londër në harkun kohur të një viti.
Gjithashtu edhe një grua u gjet e sulmuar me thikë për vdekje në një shtëpi në St Helens, Merseyside, dje në mëngjes. Policia beson se 29-vjeçarja është vrarë nga dikush që po e gjurmonte dhe tashmë është vënë në kërkim të të dyshuarit.
Shefi i inspektorit Ian Ëarloë tha: “Ne besojmë se autori i veprës është një i njohur i viktimës dhe efektivët e policisë po vijojnë t’a kërkojnë atë”. Pas sulmit me thikë ndaj oficerit të Policisë Britanike të Transportit, shefi i policisë Paul Croëther tha: “Ky është një shembull shqetësues i realitetit me të cilin oficerët tanë përballen çdo ditë.
“Ne dëshirojmë të falënderojmë publikun për mesazhet dhe mbështetjen e tyre shumë të mirë. E di që kjo ka ndikim në familjen, miqtë dhe kolegët e tij. Siguria e oficerëve tanë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe jam në diskutime me ekipin tim të lartë për të parë se çfarë duhet bërë për të siguruar që këto incidente të mbahen në minimum”.
Diku tjetër, katër të rinj u plagosën rëndë në Leicester në orët e hershme të ditës së djeshme.
Një 19-vjeçar pësoi plagë “kërcënuese për jetën”, ndërsa një 21-vjeçar dhe dy 18-vjeçarë gjithashtu u lënduan keq në atë që policia tha se ishte një “sulm i shumëfishtë”.
Detektivi Jim Hatton tha: “Është nisur një hetim për të zbuluar se si këta njerëz kanë pësuar lëndime të rënda”.
Ndërkohë, tre vjedhës të armatosur me armë dhe thika hynë në shtëpinë e një pensionisti në Doddinghurst, Essex.
Policia tha se ata ikën me duar bosh pas një përleshje me një të moshuar dhe fqinjët e tij. Dy burra u dërguan në spital me lëndime të rënda.
(F.GJ/FAXWEB.AL)