Një makinë – bombë ka goditur një automjet policor, ndërsa një sulmues vetëvrasës ka sulmuar jashtë një stadiumi futbollistik mbrëmë vonë, dy orë pas ndeshjes së dy ekipeve më të mira në Stamboll të Turqisë.
Ministri i brendshëm i Turiqisë, Suleyman Soylu ka njoftuar se nga këto sulme me bomba janë vrarë 38 persona mes tyre 30 policë dhe plagosur 166 të tjerë.
Ai ka thënë gjithashtu se janë arrestuar 13 persona të dyshuar. Minstri nuk beson se përgjegjësit e sulmeve janë militantët kurdë.
Raportohet se një valë e sulmeve me bomba në Turqi këtë vit ishin ndërmarrë nga Partia Punëtore e Kurdistanit dhe grupi ekstremist, Shteti Islamik.
Presidenti i Turqisë Erdogan ka anuluar vizitën në Kazakistan. Sot autoritetet kanë shpallur Ditë Zie kombëtare.
https://www.youtube.com/watch?v=vIi0Ic4E9LM