Pas sulmit të 35-vjçearit grek, Kostandinos Kaçifas, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Është kryetari i partisë që përfaqëson çamët, i cili shprehet se Kaçifas ësthë ekstremist i Agimit të Artë, por që ka marrë zemër nga “Rilindasit e rinj”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet: “Ky është ekstremisti i Agimit të Artë Konstatinos Kacifas, që Policia na e paraqet si të pirë.
Nga kërkimet me dron u ndje era e pijes?!”
Më tej Idrizi shkruan: “Ndal relativizimit, por të arrestohen dhe të ndalohen ekstremistët e Agimit të Artë dhe “trimoshat e Vorio-Epirit”, të cilët kanë marrë zemër nga Rilindasit e rinj, që për turp po ngrejnë varrezat e atyre që erdhën si pushtues duke fyer shqiptarë”, ndërsa shton, “Por kanë harruar mijëra të vrarë, masakruar dhe të shpërngulur që presin të prehen në një varrezë, si për çdo njeri në këtë tokë”.
(B.B/ Faxweb.al)