Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin e mbrwmjes së djeshme me raketa të Iranit ndaj Izraelit ku mbetën dhjetra të vdekur.
Në një postim në X, Rama ka dënuar sulmin e Iranit duke shkruar se Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Rama i bën thirrje të gjitha palëve t’i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar
“Shqipëria dënon me vendosmëri sulmin frikacak në rezidencën e ambasadorit të Emirateve të Bashkuara Arabe në Khartoum. Kjo shkelje flagrante e së drejtës ndërkombëtare dhe çdo norme diplomatike nuk duhet të mbetet e pakundërshtueshme. Shqipëria qëndron në krah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje për respektim të plotë të Konventës së Vjenës dhe mbrojtje të plotë diplomatike. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që t’i japin përparësi paqes dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar” shkruan Rama në X.