02:16 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, reagon AKSK: Janë marrë masa për garantimin e sigurisë

20:53 | 20/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nis programi ‘Punësimi i të Rinjve 2024–2027’: 63.5 milionë euro për mbështetjen e të rinjve shqiptarë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka reaguar lidhur me sulmin kibernetik ndaj Bashkisë së Tiranës, ku u ndërpre funksionimin i faqes zyrtare.

AKSK njofton se pas sinjalizimit për rastin, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit është ngritur një grup të posaçëm pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike, të cilët kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për garantimin e sigurisë. Sipas AKSK, është bërë analiza fillestare e komprometimit të infrastrukturës dhe identifikimin e pikave të hyrjes së sulmit, izolimin dhe kufizimi i përhapjes së ndikimit në sistemet e tjera të ndërlidhura, si dhe janë marrë masat për rikthimin e funksionimit të sistemeve të goditura.

Kujtojmë se grupi i njohur i hakerëve “Homeland Justice” ka marrë përgjegjësinë për sulmin kibernetik, duke pretenduar se kanë ndërprerë funksionimin e faqes zyrtare, kanë nxjerrë të dhëna të ndjeshme dhe kanë fshirë të gjithë serverët.

Në një postim të publikuar në kanalin e tyre në Telegram, hakerat shprehen: “Të gjitha këto aktivitete janë kryer nga Bashkia e Tiranës, sot ata po ndëshkohen për veprimet e tyre. Ne kemi rrëzuar faqen e tyre, kemi marrë të dhënat dhe kemi fshirë serverët.”

Gjithashtu, grupi publikoi një model 3D të godinës së Bashkisë me mbishkrimin “yes, you were right”, që interpretohet si konfirmim për një sulm të paralajmëruar më herët. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë.

Nga vlerësimi paraprak, incidenti ka ndikuar në funksionimin normal të disa shërbimeve dhe aplikacioneve që administrohen nga kjo bashki.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit për rastin, AKSK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka ndërmarrë të gjitha hapat e parashikuara nga procedurat operative të reagimit ndaj incidenteve, duke ngritur një grup të dedikuar pune, i përbërë nga ekspertë të sigurisë kibernetike. Ky grup ka nisur menjëherë punën në terren në bashkëpunim të ngushtë me stafin teknik të Bashkisë Tiranë për të:

Aktualisht, punonjësit e AKSK-së janë në terren dhe në koordinim të plotë me autoritetet vendore, Policinë e Shtetit, si edhe AKSHI-n për analizën e malware-t si edhe me institucionet përgjegjëse, për të siguruar një rikthim sa më të shpejtë dhe të sigurt të sistemeve në funksionalitet të plotë.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dënon çdo akt që cënon infrastrukturat kritike të informacionit dhe mbetet i përkushtuar në garantimin e integritetit, konfidencialitetit dhe disponueshmërisë së sistemeve të teknologjisë së informacionit në Republikën e Shqipërisë.

Në vijim do të ofrojmë përditësime të mëtejshme mbi ecurinë e hetimeve dhe masat e ndërmarra, në përputhje me zhvillimet dhe informacionin e konfirmuar teknikisht. Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen të referohen vetëm në kanalet zyrtare të AKSK.

Pas

Të shtëna mbi civilët gjatë shpërndarjes së ndihmave, 35 të vrarë në Rripin e Gazës

Para

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Para
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani: Do shqyrtojmë diplomacinë, pasi Izraeli të ndalojë sulmet

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.