Për sulmin terrorist që ndodhi dje në Barcelonë ku mbetën të vrarë 13 persona dhe më shumë se 100 të tjerë të plagosur deri më tani policia ka bërë tre arrestime.
Dy prej të dyshuar u kapën dje në një distancë të shkurtër nga vendi ku ndodhi sulmi. Bëhet fjalë për një maroken dhe një tjetër të lindur në Melilla. Njëri prej tyre u ndalua në Alcanar dhe tjetri në Ripoll. Ndërsa personi i tretë u arrestua në provincën e Girona. Sipas “El Pais” është ende në arrati shoferi i furgonit që kreu sulmin.
Por vetëm një ditë më parë, disa orë pasi ndodhi ngjarja e rëndë në policinë e Ripollit u paraqit një person i quajtur Driss Oukabiri i cili denoncoi vjedhjen e identitetit dhe dokumentave të tij, që këto ishin përdorur për të marrë me qera furgonin.
Sipas gazetës “El Pais”, personi që mori me qira furgonin e sulmit ka dorëzuar dokumentet me emrin e Driss Oukabir, por rezulton se autori i vërtetë është vëllai i tij, që i ka vjedhur identitetin, 18-vjeçari Moussa Oukabir.
Sulmi u mor përsipër nga terroristët e ISIS. (J.V/Shuplaka)