Sulmuesi moldav Petru Leuca i është bashkuar skuadrën së bardhebluve gjatë stërvitjes së sotme në Antalya. 26-vjeçari do të zhvilloj një provë disa ditore për të marrë më pas një përgjigje përfundimtare nga trajneri Mirel Josa.
Futbollisti ka mbërritur dje në mbremje në Antalya për tu prezantuar fillimisht me stafin teknik dhe skuadrën. Sot ka nisur stërvitjen duke marrë ngarkesë të plotë. Leuca vjen nga kampionati moldav ku ka luajtur me disa ekipe elitare të ketij vendi dhe ka provuar gjithashtu edhe të grumbullohet me kombetarën. (J.V/Shuplaka)