03:35 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Superaksion me 30 forca policore, si u arrestuan 4 persona nën akuzën e drogës në Vlorë (EMRAT)

11:08 | 08/05/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Superaksion me 30 forca policore, si u arrestuan 4 persona nën akuzën e drogës në Vlorë (EMRAT)

Vijon operacioni antikanabis në disa qytete të vendit. Në një operacion ku morën pjesë 30 forca policie të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Delta Force dhe Prokurorinë e Vlorës.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, u bë i mundur realizimi i një operacioni të koduar “SHADOË”, mbi bazën e të cilit janë sekuestruar dhe asgjësuar 339 bimë narkotike dhe sekuestruar 37 kg e 700 gr lëndë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva si dhe është bllokuar një automjet. Policia ka proceduar penalisht 4 shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë !

Nga kontrollet e ushtruara në territorin e Njësisë Administrative Kotë, Bashkia Selenicë është bërë e mundur: Konstatimi dhe asgjësimi i 9 parcelave të mbjella me 339 rrënjë bimë narkotike në fshatin Lapardha, në tokë publike të pyllëzuar pranë vendit të quajtur “Hija e madhe”, me gjatësi 20 cm deri në 100 cm, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia ka proceduar penalisht 4 shtetasit e mëposhtëm për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga nenet 248 dhe 300 të Kodit Penal : 1- F.H., 63 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, me detyrë: Kryetar i Njësisë Administrative Kotë.

2- A.C., 53 vjeç, banues në fshatin Lapardha, me detyrë: Kryeplak i fshatit Lapardha.

3- M.H., 52 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë: Inspektor i Pyjeve në Njësinë Administrative Kotë.

4- B.D., 51 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, me detyrë: Përgjegjës i Inspektorëve të Pyjeve në Bashkinë Selenicë.

Gjithashtu, në vijim të ktij operacioni, gjatë kontrollit të territorit konkretisht në aksin rrugor Kotë-Drashovicë, Policia e Vlorës ka bllokuar një automjet të dyshimtë i cili u braktis nga drejtuesi i tij. Nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip “Fiat Panda” me targë AA 369 MK, është gjetur një sasi me lëndë narkotike e vendosur në 7 paketime të përmasave të ndryshme dhe të mbështjella me natriban transparent, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 37 kilogramë e 700 gramë, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet hetimore të Policisë, ka rezultuar se në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë shtetasit e mëposhtëm të shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim” neni 283/2 i Kodit Penal : 1- A.I., 26 vjeç, banues në Vlorë. 2- B.A., 30 vjeç, banues në Kaninë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës të implikuar në këto veprimtari kriminale kundër kultivimit, prodhimit apo shitjes së narkotikëve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, informon qytetarët, se në bashkëpunim me të gjitha agjensitë e tjera ligjzbatuese po vijon punën dhe ka marrë masat e nevojshme për kontrollin e territorit nga toka si edhe nëpërmjet monitorimit nga ajri me Helikoper, me qëllim konstatimin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: 4 te arrestuaraksionKanabisvlore
Pas

Nano-Bushatit: S’do ketë 21 Janar të dytë, në zyrën e kryeministrisë s’ka më shk*rdhatë. S’mendoje kështu atë mot

Para

Ngjelës i sos durimi me Ramën: A ka kryeministër normal ky vend, apo ka vënë si kryeministër një nomad

Para
Ngjelës i sos durimi me Ramën: A ka kryeministër normal ky vend, apo ka vënë si kryeministër një nomad

Ngjelës i sos durimi me Ramën: A ka kryeministër normal ky vend, apo ka vënë si kryeministër një nomad

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.