Një superaksion është zhvilluar nga policia italiane në Napoli që ka përfunduar me arrestimin e 69 personave të dyshuar për lidhje me krimin.
Sipas ‘’Tgcom’’ mes tyre janë edhe politikanë dhe biznesmenë ndërsa të gjithë akuzohen për korrupsion, manipulim me tendera dhe marrëveshje të fshehta me mafian, organizatën kriminale ‘Camorra’.
Po ashtu, thuhet se mes të arrestuarve janë dhe administratorë lokalë, nëpunësit civilë, profesorë universitetesh, kontabilistët si dhe inxhinierë.
Hetimi është kryer nga 5 struktura, të cilat kanë bashkëpunuar mes tyre për të finalizuar këtë operacion, koordinuar dhe nga prokurori Borrelli. Mediat italiane deri më tani nuk japin detaje të hollësishme rreth këtij operacioni dhe asnjë prej emrave të të arrestuarve. (E.K/SHUPLAKA)