Futbollisti dhe kapiteni aktual i Kombëtares, Mergim Mavraj ka festuar ditën e sotme 31 vjetorin e lindjes.
Skuadra ndodhet në Turqi, ku dhe po përgatitet në sfidën e së dielës ndaj Izraelit.
Edhe pse të fokusuar tek ndeshja shokët e skuadrës dhe Federata Shqiptare e Futbollit nuk kanë harruar t’i përgatisin kapitenit një festë.
Në momentin e pushimit kur lojtarët ishte mbledhur për të ngrënë bukë, ata janë drejtuar drejt tij me një tortë ku shkruhej “Gëzuar Ditëlindjen Mërgim” (S.SH/Shuplaka)
https://www.facebook.com/FederataShqiptareeFutbollit/videos/1299066480192578/