Barcelona ka arritur të shpallet kampion i La Ligës këtë sezon, ndërsa Reali i Madridit luan sonte për të kaluar në finale e Champions League përballë Bayern Munich, ndërsa ka fituar takimin e parë 1-2. Por është një tjetër skuadër modeste ka arritur të thyejë një rekord në kampionatin spanjoll.
Real Betis më në fund ka pësuar gol në La Liga pasi ruajti rrjetën të paprekur për 583 minuta, një rekord për ta në kampionatin spanjoll.
Ata pësuan golin në fitoren 2-1 ndaj Malaga-s në ndeshjen e fundit.
Për të parë golin e fundit që kishte pësuar Betis, duhet të shkosh mbrapa në javën e 28-të kur sulmuesi i Alaves Ruben Sobrino shënoi ndaj tyre, pasi deri të hënën, Betis kishte neutralizuar sulmet e plot gjashtë skuadrave.
Espanyol, Getafe, Eibar, Girona, Las Palmas dhe Atletico Madrid.
Ajo që e bën më unik këtë rekord është se u arrit duke përdorur tre portierë të ndryshëm gjatë këtyre ndeshjeve për shkak të dëmtimeve të ndryshme.
Antonio Adan, Dani Gimenez dhe Pedro kanë kontribuar në ecurinë historike. (B.H/Faxweb)