Mëngjesin e sotëm në emisionin “Mirmëngjes nga Xhaxhiu” mbërriti një telefonatë që i suprizoi të gjithë. Artisti i njohur Ndriçim Xhepa ka telefonuar në këtë emision dhe ka folur në lidhje me zhvendosjen e Teatrit Kombëtar ku sipas tij kjo lëvizje është e pakuptimtë.
” Zhvendosja e Teatrit Kombëtar pas 70 viteve është pa sens. Teatri Kombëtar po ikën. Eksperimentali po zbukurohet. Ky është një problem që ndoshta artistët u nxitën një cikë dhe nga reagimi i ministrisë. E gjithë kjo ka një alogjizëm. Të iki teatri nga një vend ku ka 70 vite që operon. Njerëzit janë mësuar me teatrin aty ku shitet teatri “, u shpreh Xhepa.
Aktori i mirënjohur Ndricim Xhepa shpreh më tej se e gjithë kjo lëvizje është pakuptim dhe sipas tij Tirana ka nevojë për më tepër salla teatri.
Duhet të theksojmë që Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro ka vendosur të zhvendosë Teatrin Kombëtar tek godina e re e quajtur Turbina dhe TKOB të vendoset në godinën e Teatrit Kombëtar, vendim i cili nuk ka gjetur mbështetjen e artistëve. (J.V/Faxweb)