FlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Tabaku sqaron me shifra, Ahmetaj ia shtron muhabetit. Ndërhyn Braçe: A ka mundësi zoti ministër?!

Në Komisionin e Ekonomisë është diskutuar sërish sot në lidhje me Buxhetin e vitit të ardhshëm.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka kundërshtuar shifrat e dhëna nga ministri i Financave Arben Ahmetaj duke u shprehur se kjo është propaganda e rradhës nga ana e qeverisë.

PJESË NGA DEBATI:

Tabaku: Sa herë që ministri vjen këtu na flet për një situatë ekonomike që nuk është dhe që nuk mbështetet as te ato që FMN-ja thotë.

Ne diskutuam për Buxhetin faktit për vitin e ardhshëm, dhe ky që na vërteton propagandën  kësaj qeverie, duke dëmtuar dy nga sektorët më të rëndësishme që janë Bujqësia dhe Zhvillimi Rural.

Në lidhje me punësimin sipas shifrave të INSTAT, në tremujorin e dytë të 2012 dhe deri më tani ka 37 mijë vende pune më shumë në kaq shumë vite. Në qoftë se ministri s’ka interes mund të largohet.

Braçe: Deputetët e krahut tuaj në rast se kanë interes të flasin me ministrin të flasin andej. Zoti Ministër a ka mundësi?!

Ahmetaj: Meqë u diskutua punësimi se nuk do ta ndjek debatin deri në detaje në respekt edhe të zonëjs parafolëse, vetëm në 2012-tën janë humbur 100 mijë vende pune, brenda një viti. 100 mijë në një vit, në një vit. Kjo historia jo INSTAT-i jo borderoja janë histori të përsëritura.

Këto janë përralla mo, listapagesa në natyrshmërinë e vetë, 100 mijë vende pune në një vit. Unë nuk vij këtu që të shpik shifra, ju keni dyshime edhe te vetja jo më te unë. E fundit kryetar në reflektim të asaj që kemi thënë këtu nuk e kemi rritur vetëm ne parashikimin, po e ka rritur FMN. Po ju them që investimet kanë pasur rolin e tyre.

(E.K/Faxweb) 

 

 

 

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *