Autoritetet tajlandeze po përpiqen për të ndaluar rreth 100 kontejnerë transporti që dyshohet se janë të mbushura me mbetje të rrezikshme industriale nga Shqipëria që arrijnë në portet e vendit. Basel Action Network, një organizatë jofitimprurëse me bazë në SHBA që gjurmon tregtinë toksike e cila më parë paralajmëroi Malajzinë për dërgesat e paligjshme të mbetjeve elektronike, javën e kaluar informoi Tajlandën se kontejnerët që organizata beson se janë të mbushura me pluhur potencialisht të dëmshëm të furrës me hark elektrik po shkonin drejt saj. Duke i shtuar alarmit, një nga anijet që transportonte kontejnerët nuk është më e dukshme në shërbimet e gjurmimit të vendndodhjes detare. U errësua ndërsa iu afrua Cape Town në fund të muajit të kaluar – pasi Rrjeti i Veprimit Basel tha se paralajmëroi autoritetet e Afrikës së Jugut për dërgesën.
Tajlanda nuk ka dhënë pëlqim për dërgesën me mbetje toksike që po transportohet me të paktën 100 kontenierë (të paktën 800 tonë) me vend origjine Shqipërinë, me një anije të trustit tregtaro-ujor të “Maersk Campton”. Anija në fjalë sipas “Basel Action Network”, që dha alarmin e para që nga qendra e saj në SHBA, ka fikur sinjalin prej datës 31 korrik dhe nuk po arrihet të gjendet vendndodhja, teksa ndalesën tranzit të radhës u njoftua se kishte Cape Town, në Afrikën e Jugut. BAN njoftoi se sinjali GPS i anijes rezulton i fikur ende dhe nuk arrihet dot të lokalizohet. Autoritetet vendase i thanë mediave dhe publikut se janë informuar për anijen që po transporton mbetje të rrezikshme industriale, kryesisht karboniko-kancerogjene nga filtrimi prej shkrirjes së çelikut dhe po marrin masa nëpërmjet institucioneve përkatëse për ta ndaluar hyrjen e ngarkesës dhe njëkohësisht kërkuar informacione dhe hetime nga Shqipëria dhe Afrika e Jugut, që gjithashtu këshillohen të marrin masa. Njësia OLAF në Shqipëri konfirmoi se po ndjek rastin në fjalë.