15:05 | 26/02/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Takimi i nivelit të lartë të BE: Dogana ndëshkuese të SHBA nuk duhet të ketë

23:55 | 25/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Takimi i nivelit të lartë të BE: Dogana ndëshkuese të SHBA nuk duhet të ketë

SHBA e kanë përjashtuar BE vetëm përkohësisht nga doganat ndëshkuese për çelikun dhe aluminin. Në takimin e nivelit të lartë të BE qeveritë shfaqen me besim në vetvete përballë Uashingtonit.

BE është i gëzuar që doganat ndëshkuese të SHBA për eksportet evropiane të çelikut dhe të aluminit në SHBA njëherë për njëherë nuk do të zbatohen. Por menjëherë  BE kalon në ofensivë. Evropianët mendojnë se kanë të drejtë mbi bazën e rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë. Taksat ndëshkuese, shkruhet në konkluzionet e takimit të nivelit të lartë, “janë të pajustifikuara” dhe nuk shpjegohen me interesa nacionale të sigurisë. SHBA u bëhet thirrje që përjashtimet t’i bëjnë të përhershme.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz kërcënoi: “Nëse Presidenti merr vendim të gabuar, atëherë BE do të reagojë fuqimisht”. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha: “Ne do t’i mbrojmë interesat tona”.

Me fjalë të tjera: po të mos e tërheqë përgjithmonë kërcënimin qeveria e SHBA, BE do të caktojë nga ana e tij dogana ndëshkuese ndaj produkteve të SHBA si motoçikletat, xhinset ose uiskit. Kryeministri i Belgjikës Charles Michel u shpreh veç kësaj i zemëruar që BE ka kohë deri në maj. Trumpi i vë BE në këtë mënyrë “një revolver në kokë”. Në të njëjtën kohë, Komisarja e BE për Tregtinë, Cecilia Malmström, e cila negocioi ditët e fundit në grindjen doganore me SHBA, i ofroi Uashingtonit bisedime të tjera. Problemi i mirëfilltë, i cili duhet trajtuar bashkërisht, sipas BE qendron në mbikapacitetet e përbotshme për prodhimin e çelikut.

Refuzim për të folur me “revole në kokë”

Edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ai refuzon që të diskutojë për çështje tregtare kur dikush i drejton koburen kokës së tij. Ai tha se një përjashtim i përkohshëm nga tarifat e reja të SHBA nuk është i kënaqshëm.

“BE duhet të jetë i bashkuar dhe i vendosur…po të na sulmojnë ne do të reagojmë pa dobësi”, tha ai. Macroni tha edhe se do të nisë bisedime tregtare me çdo vend që nuk është anëtar i Marrëveshjes për Ndryshimin e Klimës së Parisit.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i mbrojti tepricat tregtare, suficitin e Gjermanisë dhe tha se ka rëndësi që të shmanget “një spirale masash tregtare” midis BE dhe SHBA. “Ne jemi të interesuar për tregti multilaterale ndërkombëtare korrekte dhe do të vazhdojmë të kundërshtojmë proteksionizmin”, tha Merkeli.DW

Etiketa: angela merkel
Pas

Prishet kaldaja, asfiksohen anëtarët e një familje shqiptare në Itali

Para

HOROSKOPI. 26 MARS 2018

Para
HOROSKOPI 17/03/2018

HOROSKOPI. 26 MARS 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 



Të Fundit

Theu masën e sigurisë dhe lëvizte me automjet, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë

Rama inspekton punimet në Terminalin Verior: Nga kënetë u kthye në vend autobusësh

Lajmi i fundit/ SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq Bardh Spahinë! Ja akuzat e ngritura ndaj tij

Ushtroi dhunë fizike ndaj mbesës së tij, vihet në pranga 65-vjeçari

Gaza 2025/ Kulla, statuja të arta dhe valltare, Trump publikon videon e krijuar nga AI

Milorad Dodik dënohet me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të detyrës së presidentit

Egnatia vuan me “të voglat”, për rehabilitim në Kupë

Ish-deputeti i PS Vladimir Kosta paraqitet në SPAK, dëshmoi për hetimet ndaj Veliajt

“Rama e ka zhdukur Engjëll Agaçin sepse i kanë kapur laptopin!”, Berisha: Kjo po bëhet si çështja e Hunter Biden!

Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 22-vjeçari në Krujë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.