Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla i ka konsideruar akuzat e kreut të PD-së Lulzim Basha mbi Policinë e Shtetit si shpifje.
Sipas tij Basha shkeli ligjin e dekriminalizimit për herë të dytë duke mbrojtur kryebashkiakun e Mallakastrës Agron Kapllanaj, i dënuar për vjedhje.
Reagimi i plotë:
Lulzim Basha vazhdon të bëjë hetuesin, prokurorin, gazetarin dhe të mos i pergjigjet pyetjes pse e mbrojti kryebashkiakun e Mallakastrës, duke shkelur ligjin e tij “të dashur” të dekriminalizimit për të dyten herë!
Është hera e dytë që Lulzim Basha merr në mbrojtje njerëzit e tij të kapur me presh në duar dhe është e hera e dytë që refuzon të marrë përgjegjësinë si Kryetar në detyrë i PD.
Luli i shkretë kujton se do të mashtrojë përsëri demokratët, duke u kapur si i mbyturi pas fijes së barit me një histori që i takon drejtesisë, aspak Lulit, që ta zbardhë deri në fund.
Shpifjet e tij për Policinë e Shtetit janë përpjekjet e dëshpëruara të një njeriu të deshperuar, nderkohë qe Policia e Shtetit ka bere detyrën duke dhënë një tjetër shembull të qartë se per ne e për Qeverinë tonë s’ka dy standarde, sic ka për Lulzimin kur vjen puna për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit!
(S.SH/Shuplaka)