Në studion e Fax News ishte e ftuar sot nga gazetarja Xhilda Kondi, Fatjona Hysi psikologe, për ditën kombëtare të sindromës Down. Hysi u shpreh se është mirë që shërbimet fizioterapeutike është mirë që të fillojë që në moshë të hershme për të mirën e këtyre fëmijëve. Përsa i përket arsimit ajo tha se është një gjë pozitive që ka mësues përkatës, por kryesorja është që duhet të ketë më shumë. Hysi preku pak edhe pjesën e bullizmit, ku ajo u shpreh se nëse fëmijët edukohen me idenë që jemi të ndryshëm, por jemi njësoj mund të ndikojë në uljen e bullizmit, por që bullizmi është i pashmangshëm.
Ndër të tjera Hysi u shpreh:
“Shqipëria nuk është një vend i lehtë për të jetuar, një nga sfidat është marrja e shërbimeve të kohë të hershme,marrja e këtyre shërbimeve janë vendimtare për fëmijët.
Shërbimet fizioterapeutike është mirë që të fillojnë në moshë shumë të hershme për të mirën e këtyre fëmijëve që të kapin ritmin e bashkë moshatarëve të tyre.
Nuk duhet të harrojmë që koha ikën dhe këto nuk mbeten fëmijë, dhe në adoleshencë përballen me probleme të tjera.
Për sa i përket arsimit fëmijët me sindromen Down përfitojnë nga mësuesi përkatës, ka disa vështirësi në menaxhimin e situatës, por ajo qe është më kryesorja është që mësues ndihmës duhet të ketë më shumë. Mësuesit duhet të jenë sa më të trajnuar për fëmijët me sindromën down. Mos të harrojmë që në këtë shkollë këta fëmijë mësojnë gjuhë, matematike e lëndë të tjera, por këta fëmij duhet të socializohen. Sa më shumë të rrinë në shkollë aq më mirë u bën.
Arsimi është një e drejtë për të gjithë fëmijët njësoj, dhe nuk duhet cënuar. Ka mësues që janë shumë të përkushtuar, që ja kanë dalë shumë mirë ta përballojnë.
Të gjithë fëmijët sot janë pre e bullizimit, bullizimit fizik e me të gjithë dëshirën që kemi që nuk duam që asnjë fëmijë të jetë i bullizuar por nuk e shmangim dot.
Nëse fëmijët që në klasë të parë edukohen me idenë që jemi të ndryshëm por jemi njësoj, nëse edukohen që nëse në klasë ka një fëmijë me sindromen Down është normale ,dhe kjo ndihmon në uljen e bullizmit.
Fëmijët apo individët e rritur, një pjesë e tyre kanë aftësi që të bëjnë punë si përshëmbull magazinimi apo supermarketi, mund të jenë të aftë ti bëjnë.
Ky potencial i tyre duhet shfrytëzuar sepse është edhe në dobi të tyre por edhe në dobi të komunitetit. Në Shqipëri numërohen rreth 800 persona me sindromën Down.
Thelbi është pavarësia. Kjo varet nga shumë faktorë por që ka histori suksesi ka, ne thamë që ka fëmijë që po ndjekin pasionet e tyre.
Kempi funksionon me dy komponent, kempi për aftësi të kufizuara dhe për kujdestarinë. Shumë individë nuk e marrin pjesën e kujdestarisë, edhe pse siç e tham prindi nuk mund të ketë punuar .Këta njerëz meritojnë jo vetëm kujdestarinë, sepse këta fëmijë kërkojnë shumë,të jemi realist kempi është një shumë e vogël dhe nuk përmbush nevojat e këtyre fëmijeve”.