Mbrëmë sheshi para korpusit të Universitetit Politeknik u shndërrua në një tapet të vërtetë për njerëzit e ekranit e politikës. Pati nga ana që shkëlqyen e tjerë që u komentuan gjatë për zgjedhjet e tyre…E rëndësishme është që “Opinion” bëri 20-vite.
Mirëpo ka një foto që i ka shpëtuar syrit të shumë të pranishëmeve e sidomos medieve. Është fotoja e Blendit me bashkëshorten e tij, Inesin.
Ajo dukej mjaft elegante mbrëmë, me flokët e kapura topus, fustanin ngjyrë bojëqell dhe me një look mjaft të thjeshtuar. E sigurisht në ka një njeri që Fevziu duhet të falenderojë për suksesin e tij, sigurisht që është Inesi.
Nuk është e lehtë që të qëndrosh përherë në prapaskenë dhe të shohësh bashkëshortin tënd të zënë në punë shumicën e kohës. Po ata të dy ja kanë dalë më së miri dhe së bashku me vajzat e tyre e kanë gjetur ekuilibrin mes familjes dhe angazhimit profesional.
Pak kohë më parë në një intervistë Blendi Fevziu shprehej se Ines nuk donte që të ishte aktive në rrjetet sociale.
“Nuk i ka pëlqyer asnjëherë publiciteti dhe as postimet në rrjete sociale. Edhe kur kërkoj të postoj foto me të në shumicën e kohës nuk pranon. Mbase është më mirë kështu, se imagjino të kishim të dy protagonizmin që kam unë”, shprehej Fevziu.
Po ashtu moderatori tregonte se ajo ndërhynte me mesazhe sa herë që atij mund t’i dilte situata jashtë kontrollit, si në rastet kur i bërtiste Artan Lames ”Pushoooooo”.
(E.K/SHUPLAKA)