22:47 | 09/12/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe RMV”, presidentja e PE: Të liberalizohen vizat për Kosovën

10:47 | 23/06/2022
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe RMV”, presidentja e PE: Të liberalizohen vizat për Kosovën

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, e ka cilësuar si historike ditën e sotme kur po mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel.

Duke folur në emër të eurodeputetëve, Metsola tha se liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të ndodhin.

“Sot është një ditë historike për dy arsye; sepse këtë mëngjes do të kemi një samit me Ballkanin Perëndimor dhe dua t’i them disa fjalë në emër të Parlamentit Europian. Zgjerimi gjithmonë është parë si një proces transformativ për vendet që duan të shohin Europën si shtëpinë e tyre dhe sot është dita kur ne përnjëmend duhet të nisim negociatat për anëtarësim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne duhet përnjëmend të flasim për dhënien e liberalizimit të vizave për Kosovën. Këto janë pikat që do të fliten brenda samitit, sepse kjo është dita kur ne duhet të shikojmë drejt Ballkanit Perëndimor si vende që janë fqinj tonë dhe vende që duhet ta gjejnë veten në Bashkimin Europian, i cili është shtëpia e tyre”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Ajo tha se zgjerimi duhet parë edhe në hijen e luftës që po zhvillohet në Ukrainë dhe që BE-ja të për të vendosur siguri gjeopolitike.

 

Pas

Kancelari gjerman flet nga Brukseli: Ballkani Perëndimor ka 20 vjet që pret integrimin në BE, premtimin tonë ta bëjmë të besueshëm

Para

39-vjeçari i përfshirë në trafikun e drogës në Angli, Prokuroria e Tiranës i sekuestron 6 apartamente, 3 garazhde, tokë dhe 3 makina luksoze! Janë blerë me para të “pista”…

Para
39-vjeçari i përfshirë në trafikun e drogës në Angli, Prokuroria e Tiranës i sekuestron 6 apartamente, 3 garazhde, tokë dhe 3 makina luksoze! Janë blerë me para të “pista”…

39-vjeçari i përfshirë në trafikun e drogës në Angli, Prokuroria e Tiranës i sekuestron 6 apartamente, 3 garazhde, tokë dhe 3 makina luksoze! Janë blerë me para të “pista”...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

Të Fundit

Nënshkruhet kontrata me kompaninë serbe për shpërndarjen e energjisë elektrike në veri të Kosovës

Gola dhe spektakël, Interi konfirmon formën e mirë edhe ndaj Udinezes

Mafiozi i ‘Gambinos’ do të lirohet para kohe nga burgu në SHBA: Masakroi 11 persona

Iran: Ka nisur gjyqi ndaj diplomatit të Bashkimit Evropian, i cili është arrestuar prej një viti

Po eksploronte në Malin e Dajtit, turisti gjerman humb rrugën! Pas disa orësh kërkimi u gjet nga efektivët e policisë

Ian McKellen pati një avari për shkak të ‘The Hobbit’ (Për të njëjtën arsye që ne të gjithë e patëm)

Calhanoglou është në listën e Liverpool dhe Chelsea

Netanyahu: ‘Lufta e drejtë’ e Izraelit për ‘eliminimin’ e Hamasit do të vazhdojë

Super-lëngu që ul presionin e gjakut dhe mbron zemrën

Aston Villa kalon dhe Arsenalin, skuadra e Unai Emery bëhet “makthi” i kryesuesve

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.