Sokol Balla ka reaguar pas deklaratave të Presidentit, Ilir Meta lidhur me atë çfarë tha ditën e sotme gjatë deklaratës se, gazetari nuk kishte konflikt interesi për qëndrimet që mban duke theksuar se nëna e fëmijëve të tij punonte në qeveri.
Balla ka postuar në rrjetet sociale një foto me Metën të bërë në Rusi në kohën kur ky i fundit ishte zv/kryeministër.
Balla shkruan se me deklaratën e sotme, Meta e ka sulmuar dhe kërcënuar atë dhe fëmijët e tij ndërsa shpalos ftesën për t’u përballur me të në emisionin e tij në çdo kohë dhe në çdo orar.
“Me Ilir Meten ne Kremlin ne 2002, kur ishte zevendeskryeminister ?. Sot Presidenti @ilirmeta.faqjazyrtare me sulmoi e kercenoi mua dhe femijet e mi. Por dhe me sfidoi per te ardhur ne emision dhe te perballej me te verteten sipas tij dhe te verteten sipas meje. Ilir! Te pres te enjten ne ora 21 ne #realstory ne @vizionplus. Balle per Balle. Gjithsesi oren zgjidhe vete. Qofte dhe ne 5 te mengjesit. ?”, shkruan Balla.
(F.GJ/FAXWEB.AL)