21:15 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Të paktën 50 palestinezë vriten në Gazë gjatë operacionit izraelit për shpëtimin e dy pengjeve

09:01 | 12/02/2024
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të paktën 50 palestinezë vriten në Gazë gjatë operacionit izraelit për shpëtimin e dy pengjeve

Ushtria izraelite tha se ka shpëtuar dy pengje gjatë një bastisjeje të zhvilluar në orët e hershme të 12 shkurtit, duke shënuar një sukses të vogël, por me rëndësi simbolike, në përpjekjen e saj për të liruar mbi 100 pengje që besohet se po mbahen nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Të paktën 50 palestinezë u vranë nga sulmet ajrore që ishin pjesë e kësaj bastisjeje, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Bastisja u krye në Rafah, qytet në cepin jugor të Rripit të Gazës ku 1.4 milion palestinezë janë zhvendosur për t’iu ikur luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit në pjesën tjetër të territorit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se pengjet po mbaheshin në katin e dytë të një banese në Rafah, dhe po ruheshin nga pjesëtarë të armatosur të Hamasit, që gjendeshin si në banesë, por edhe në ndërtesat përreth.

Hagari tha se njësitë speciale hynë në ndërtesë, mes shkëmbimit të zjarrit, në orën 01:49 të së hënës, dhe një minutë më vonë, ushtria izraelite kreu sulme ajrore në zonat përreth. Ai tha se anëtarët e ekipit të shpëtimit mbrojtën pengjet me trupat e tyre përderisa u zhvillua një betejë e ashpër me shumë luftëtarë të Hamasit.

Sipas Dr.Marwan al-Hams, drejtor i spitalit Abu Youssef al-Najjar, në mesin e të vrarëve nga sulmet izraelite në Rafah kishte gra dhe fëmijë.

Ndërkaq, pengjet e shpëtuara u dërguan në një “zonë të sigurt” aty afër dhe iu nënshkruan një kontrolli të shpejtë mjekësor para se të dërgoheshin në një spital në Izraelin qendror.

Izraeli e ka përshkruar Rafahun si bastionin e fundit të mbetur të Hamasit në Gazë dhe ka sinjalizuar se një ofensivë tokësore shumë shpejt do të shënjestrojë këtë qytet të mbushur me banorë. Të dielën, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar kryeministrin Benjamin Netanyahu, se Izraeli nuk duhet të kryejë një operacion ushtarak kundër Hamasit në Rafah pa një plan “të besueshëm dhe të zbatueshëm” për të mbrojtur civilët.

Ushtria izraelite identifikoi pengjet e shpëtuara si Fernando Simon Marman, 60 vjeç dhe Louis Har, 70, që tha se ishin rrëmbyer nga luftëtarët e Hamasit nga fshati Nir Jizhak më 7 tetor, kur grupi radikal kreu sulme në jug të Izraelit, duke nxitur luftën e fundit.

Sipas autoriteteve, të dy pengjet e shpëtuar u dërguan në spitalin Sheba dhe u tha se janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata janë vetëm tri pengje që Izraeli deri më tani ka arritur të lirojë me sukses, pasi paraprakisht në nëntor ishte shpëtuar një ushtare.

Hagari tha se operacioni i shpëtimit ishte bazuar në informacione të sakta të inteligjencës dhe ishte planifikuar për një kohë.

Hamasi vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu 250 të tjerë gjatë sulmeve të 7 tetorit. Ndërkaq, nga ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit janë vrarë mbi 28.000 palestinezë, sipas zyrtarëve lokalë shëndetësore, dhe janë zhvendosur mbi 80 për qind e popullsisë.

Mbi 100 pengje u liruan gjatë armëpushimit njëjavor në nëntor. Izraelit thotë se afër 100 pengje vazhdojnë të jenë nën robërimin e Hamasit, ndërkaq Hamasi po mban mbetjet mortore të afër 30 të tjerëve të cilët ose u vranë më 7 tetor ose që kanë vdekur në robërim. Tri pengje u vranë gabimisht nga ushtria izraelite, pasi ata kishin arritur të iknin nga robëruesit e tyre në dhjetor./ REL

Pas

Shqipëria, i vetmi vend në rajon që nuk ka prioritet të përdorë teknologjinë për aftësimin e njerëzve

Para

Projekti 40 milionë euro për rrugët, turizmi fut në listë edhe Fushë Lurën

Para
Projekti 40 milionë euro për rrugët, turizmi fut në listë edhe Fushë Lurën

Projekti 40 milionë euro për rrugët, turizmi fut në listë edhe Fushë Lurën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.