02:44 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Të rinjtë dembelë zëvendësohen nga pensionistët, 16% e personave mbi 65 vjeç punojnë

07:17 | 22/07/2024
në Ekonomi, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Të rinjtë dembelë zëvendësohen nga pensionistët, 16% e personave mbi 65 vjeç punojnë

Vit pas viti, punësimi e pensionistëve po vjen në rritje si një nevojë për të mbuluar hendekun e lënë bosh në tregun e punës nga të rinjtë. Në vitin 2023, mbi 16% e personave mbi 65 vjeç ishin të punësuar sipas të dhënave nga Anketa e Forcave të Punës të INSTAT.

Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur, shkalla e punësimit te personat në moshë pensioni ka ardhur në rritje gjatë dekadës së fundit, nga 8.6% më 2015 në 16.3% në vitin 2023. Punësimi i moshave të vjetra po vjen në një kohë që papunësia tek të rinjtë në të njëjtën periudhë është rritur. Shkalla e papunësisë për grupmoshën 15-24 vjeç në vitin 2023 është shumë e lartë në 25,6 %.
Në vitin 2023, të rinjtë e grupmoshës 15-29 vjeç, të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 24,6% të të rinjve gjithsej. Ekspertët e tregut të punës pohojnë se të moshuarit në moshë pensioni mbulojnë nevoja të bizneseve që zakonisht nuk preferohen nga të rinjtë si roje të objekteve private dhe profesione që nuk kërkojnë shumë aftësi dhe energji po mbulohen nga moshat e vjetra.
Nga ana tjetër, pagesat e ulëta ndaj pensioneve të pleqërisë po nxisin gjithnjë e më shumë të moshuar të punojnë për të plotësuar nevojat.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se të moshuarit me shkollë të mesme kishin përqindjen më të lartë të rritjes së punësimit, të ndjekur nga ata me arsim të 8-vjeçar dhe në fund ata me arsim të lartë. Por rritjen më të madhe vjetore në punësim e kishin pensionistët me arsim të lartë me 6,2 pikë për qind brenda vitit. Për shkak të mangësive në disa profesione shumë punonjës të punësuar në sektorët e shëndetësie dhe arsimit punojnë edhe pas pensionit.

Mungesa e punonjësve tashme ka prekur edhe sektorin shtetëror dhe funksionet e shërbimeve. Në disa rajone të vendit si në Jug dhe në Veri shumë shkolla kanë mungesa me mësues të profileve në lëndët kryesore, teksa në spitale punojnë mjekë në pension që më parë kishin punuar në Tiranë. Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023, nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve ka më shumë të punësuar mes pensionistëve.

/Monitor

 

Pas

Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale. Mesazhi drejtuar demokratëve dhe amerikanëve

Para

Po lundronin me Jet Ski në liqen, plagosen 54-vjeçari dhe dy vajzat e tij të mitura

Para
Po lundronin me Jet Ski në liqen, plagosen 54-vjeçari dhe dy vajzat e tij të mitura

Po lundronin me Jet Ski në liqen, plagosen 54-vjeçari dhe dy vajzat e tij të mitura

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.