Të shtëna me armë janë regjistruar sot në qytetin e Bulqizës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti të parkuar.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë policia dhe një grup hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur detajet.