Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë”, Arian Çani i ka bërë një pyetje Andi Bejtjës në rubrikën “Pyetja që vret”.
“Duhet të pranosh sot se Ambasada Amerikane në vitin 2007 nuk të zgjodhi kot ty për t’i bërë intervistë Presidentit të atëhershëm George W.Bush. E vetmja arsye, ishte se ti ke punuar gjithmonë për CIA. A është e vërtetë”, e pyeti Çani.
“Nuk më rekrutojnë mua se unë i them të gjitha dhe nuk mbaj sekret dhe e dyta nuk do kisha shfaqur dyshime kaq të mëdha për reformën në drejtësi, që po konsiderohet si reforma e amerikanëve”, u përgjigj Bejtja.