Lidhur me tentativën për rrëmbimin e një 18-vjeçarje në Elbasan, Fax news mëson detaje të reja.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se: Vajza ka qenë e martuar. Por teksa ka qenë në shoqërinë e nënës së saj, ajo ka marrë në telefon të dashurin pasi thuhet qe kishte një lidhje paralele dhe i ka kërkuar ta shoqërojë në spital pasi ndjehej keq.
Djali ka pranuar dhe gjatë rrugës ajo ka nisur të bërtasë madje të godasë dhe xhamat e mjetit duke kërkuar ndihmë dhe hapur derën.
Ngjarja ka sjellë shqetësimin e qytetarëve dhe ndërhyrjen e policisë. Pas ekspertizës mjeko ligjore në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dhune. Ndërsa nënë e bije dhe i dashuri i saj u dërguan për sqarime të mëtejshme në polici vijojne hetimet për këtë ngjarje të dyshimtë.
(E.K/FAXWEB.AL)