Vizita e djeshme të nisur në veri të Kosovës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duket se do ta ketë të vështirë ta realizoj sipas agjendës së paraparë dhe të miratuar nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme .
Gazeta online Veriu.info mëson se që nga ora 06:30, drenicasit i kanë bllokuar të gjitha rrugët që dërgojnë në fshatin Banjë, për të mos lejuar vizitën e presidentit serb.
Në këto foto shihet se si qindra qytetarë më makina janë mbledhur në fshatin Tërnavc, duke krijuar kolonë të gjatë rreth 2 km, e cila do t’i pamundësoj Vuçiçit hyrjen nga Mitrovica për në Drenicë.
Vuçiç sipas agjendës ka paraparë që sot në mëngjes do të qëndroj në Zveçan, për të vazhduar në ora 10:00 në fshatin Banjë të Skenderajt, i cili pjesërisht banohet me serbë.
Presidenti serb ditën e djeshme vizitoi dhe Gazivodën, edhe pse autoritetet në Kosovë në fillim nuk i kishin dhënë leje, por ndryshuan qëndrim pas “presionit nga ndërkombëtarët”.
Vizita e Vuçiç në Kosovë ka shkaktuar polemika në Kosovë pasi analistë dhe politikanë e kanë parë këtë si cënim i sovranitetit të Kosovës. (B.H/Faxweb)