Prej më shumë se dy orësh mbështetës të Sali Berishës janë duke përdorur çdo mënyrë për të hyrë në katin e dytë të selisë së Partisë Demokratike.
Siç mund të shihni në videot e “Fax News”, protestuesit janë ngjitur në katin me nj shkallë lëvizëse ndërsa në dorë mbajnë qese me gurë. Ndërsa nga brenda selisë së PD-së po hidhet gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që i drejtohet ambienteve të brendshme.
Synohet të thyhen xhamat e katit të dytë të selisë për të hyrë në zyrën e Lulzim Bashës.