Një shtetas anglez është kapur në pikën e kalimit kufitar në Portin e Sarandës.
Ky shtetas, i identifikuar si David Anthony Rice, ka tentuar të kalojë një sasi parash jashtë territorit të Shqipërisë.
9700 euro dhe 1050 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të të hollave dhe sendeve me vlerë” parashikuar nga neni 179/a i Kodit penal.