Një 42-vjeçar është arrestuar për kontrabandë me mallra në Pikën Kufitare të Muriqanit. Sipas njofitmit të policisë, personi i ndaluar ka tentuar të kalojë pa doganë disa mallra, duke shmangur detyrimin doganor.
Bëhet me dije se, gjatë kontrollit në automjetin e 42-vjeçarit, u gjet dhe u sekuestruan 108 kg kafe, 23 kuti Panetone dhe 13 shishe verë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare e Muriqanit arrestoi shtetasin 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, pasi:
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë hyrje të RSh-së, në PKK Muriqan, në automjetin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 108 kg kafe, 23 kuti Panetoni dhe 13 shishe verë, të cilat ky shtetas tentoi ti kalonte duke shmangur detyrimin doganor.