Është arrestuar teksa ka dashur të arratiset drejt Greqisë, shetatsi Orion Galos 36-vjeç, banues në Elbasan.
Nga burimet e policisë bëhët me dije se kanë qenë punonjësit e kontrollit të pasaportave në sportelin e Pikës Kufitare të Kakavijes, ata që e kanë ndaluar.
Nga ana tjetër bëhët me dije rezulton se 36-vjeçari ka qenë person i shpallur në kërkim dhe kërkonte t’i shpëtonte burgosjes.
Por tentativa e tij për të hyrë në Greqi, ka rezultuar e dështuar pasi u zbulua që ishte person i shpallur në kërkim për vjedhje.
Gjykata e Apelit në Durrës ka dhënë vendimin e formës së prerë në ngarkim të durrësakut me gjashtë muaj burg për vjedhje.
Pasi ka qëndruar disa orë në dhomën e izolimit në Komisariatin e Policisë së Durrësit, Galo i’u dorëzua patrullës së Policisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme. (E.V/Faxweb.al)
Discussion about this post