21:12 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tentuan të fusin mbetje të rrezikshme për shëndetin, arrestohen 6 persona në qytetin bregdetar

21:27 | 20/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasen me njëra-tjetrë 2 makina, raportohet për 5 të plagosur në Kosovë

Gjatë një aksioni policor në qytetin e Vlorës është finalizuar një operacion që kishte si qëllim parandalimin dhe goditjen e në tentativë të një grupi që po tentonte futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme  e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Në këtë operacion janë ndaluar 6 persona përgjegjës pasi gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës  Brindisi – Vlorë është një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

“Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri, u organizua puna dhe në bashkëpunim me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar “Amiant”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë
  2. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë
  3. G., 48 vjeç, banues në Vlorë
  4. T., 71 vjeç, banues në Vlorë
  5. Ç., 55 vjeçe, banuese në Vlorë
  6. K., 45 vjeç, banues në Vlorë”- njofton policia.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë

Finalizohet operacioni policor “Amiant”

Operacioni nga Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Drejtoria për Kufirin e Migracionin Vlorë në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës dhe Ministrinë e Mjedisit.

Parandalohet dhe goditet një tentativë për futjen e një sasie të konsiderueshme mbetjesh të rrezikshme  e të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut.

Mbetjet vinin me traget nga Italia në drejtim të portit të Vlorës me destinacion përfundimtar Shqipërinë

Vihen në pranga 6 persona përgjegjës.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, se me një traget që ishte nisur nga Italia po transportohej një sasi e konsiderueshme me mbetje të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin, me qëllim për t’i depozituar në Shqipëri, u organizua puna dhe në bashkëpunim me Policinë vendore të Vlorës dhe atë Kufitare, u finalizua operacioni policor i koduar “Amiant”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. Xh., 65 vjeç, banues në Vlorë
  2. Ç., 28 vjeç, banues në Vlorë
  3. G., 48 vjeç, banues në Vlorë
  4. T., 71 vjeç, banues në Vlorë
  5. Ç., 55 vjeçe, banuese në Vlorë
  6. K., 45 vjeç, banues në Vlorë

Gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës  Brindisi – Vlorë dhe konkretisht në pjesën fundore të garazhit, është gjetur dhe sekuestruar me cilesinë e provës materiale një sasi e papërcaktuar mbetjesh të ndaluara e të dyshuara të rrezikshme, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë.

Nga ana e Policisë u kryen veprimet procedurale ku në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua trageti si dhe sasia e mbetjeve, të cilat nuk u lejuan të dilnin nga ambienti i tragetit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të ndaluara”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Transportimi i mbetjeve”

 

R.G/FAXWEB.AL

 

 

Pas

Emrat/ Rama urdhëroi gardistët “që ti jepnin recetën” studentëve që e kundërshtuan, dy të rinjtë përfundojnë në komisariat

Para

Duke u puthur në buzë, Rudina Dembacaj publikon momente intime me Mark Frroku

Para
“E di që e donit të gjithë, por e kam për vete”, Rudina Dembacaj zyrtarizon lidhjen me Mark Frrokun

Duke u puthur në buzë, Rudina Dembacaj publikon momente intime me Mark Frroku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tregtia e armëve me Ukrainën, Rusia pret shpjegime nga Beogradi: Raporti tepër shqetësues

Konflikti në Lindjen e Mesme! Kaja Kallas: Të gjitha palët duhet të bëjnë një hap prapa dhe të kthehen në tryezën e negociatave

Gjetën armë në pronën në veri, Sveçla: Do të arrestojmë politikanin serb Arsenijeviç

Makina del nga kontrolli në Shkodër, përplasje me mjet tjetër, dy persona në spital

Thirrja e Ministrisë së Jashtme: Kujdes i shtuar për shqiptarët në vendet e Gjirit Persik

Blendi Gonxhja pret në takim menaxherin e ri të Bankës Botërore për Shqipërinë! Ministri: Diskutuam mbi avancimin e disa projekteve strategjike që do të ndikojnë në rritjen ekonomike

Trump i përgjigjet kërcënimit të zyrtarit rus për furnizimin e Iranit me armë bërthamore: Kjo është arsyeja pse Putin është shefi

Inteligjenca ruse akuzon Serbinë, Vuçiç po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Altin Nonaj: Sulmi ndaj Iranit nuk ndodhi pa miratimin e SHBA, Izraeli nuk do ta ndërmerrte i vetëm

Sulmi iranian në Doha, Katari: Nuk ka viktima, por mund të reagojmë sipas ligjit ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.