Dy rumunët e arrestuar në Kapshticë në tentativë për të transportuar drejt Greqisë 118 kg lendë narkotike canabis sativa, kanë deklaruar në polici që rulotin e kishin marrë me qira dhe nuk ishin në dijeni të lëndës narkotike të fshehur në të.
Gjatë operacionit janë arrestuar George Coman dhe Daniela Buturugaru.
Burime pranë Fax News bëjnë me dije se rumunët janë pjesë e komunitetit rom dhe dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacion final Rumaninë. Ata planifikonin të kalonin tranzit në Greqi për ta çuar më pas ngarkesën me drogë drejt Rumanisë.