Në pikën kufitare të “Tre Urave” në Përmet janë arestuar dy persona, pasi janë kapur me lëndë narkotike në makinë në tentativë për ta trafikuar.
Sipas policisë janë arrestuar Romeo Mëhilli dhe Lorenco Zgjana të dy 22 vjeç dhe banues në Lushnjë.
Pas kontrollit në SCANER, rezultoi se në sarbatorin e automjetit me të cilin lëviznin të arrestuarit kishte 7 tuba plastike, brenda të cilave u gjetën rreth 15 kilogramë kanabis.
DETAJE:
Në pikën e Kalimit Kufitar “Tre Urat”, në dalje të Republikës së Shqipërisë u paraqit shtetasi Romeo Mëhilli me automjetin tip “Benz”, dhe pasgjer shtetasin Lorenco Zgjana.
Punonjësit e Policisë Kufitare Tre Urat, Përmet pas dyshimeve që kishin shoqëruan automjetin së bashku me shtetasit e mësipërm në Pikën Kufitare Kakavije për një kontroll më të imtësishëm në SCANER.
Pas kontrollit në SCANER, rezultoi se në sarbatorin e automjetit kishte shtatë tuba plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. (J.V/Shuplaka)