Carlos Tevez është kthyer sot në futbollistin më të paguar në botë, pasi vendosi të kalonte te Shangai Shenhua në Superligën e Kinës. Por rroga prej 38 milionë eurosh në vit që përfiton argjentinasi, do të ishte vetëm çereku i asaj që do të përfitonte Cristiano Ronaldo nëse do t’i ishte përgjigjur pozitivisht një oferte që i ka mbërritur nga kampionati aziatik.
“Sky Sport” ka publikuar fjalët e menaxherit të yllit të Real Madrid, Jorge Mendes, i cili nga Dubai ka bërë të ditur edhe shifrat e çmendura që kinezët ishin gati të shpenzonin për futbollistin i cili pak kohë më parë rinovoi me madrilenët.